Juventusi iu është larguar dënimi prej 15 pikësh në Serie A deri në pritje të një gjyqi të ri për të sqaruar edh më tej polemikën e fitimeve kapitale, kështu që Gjykata Federale e Apelit FIGC duhet të rivlerësojë.
Kjo mund të jetë brenda një muaji ose mund të zvarritet përtej fundit të sezonit, kështu që çdo dënim mundshëm do të vinte për sezonin 2023/24.
Kjo e shtyn menjëherë Juventusin në vendin e tretë në Serie A me 59 pikë, duke e shtyrë Romën në vendin e katërt, Milanin në të pestin dhe Interin në të gjashtin.
Kjo do të thotë gjithashtu se ndalimet për figurat kryesore të klubit, duke përfshirë Andrea Agnellit, Maurizio Arrivabenes, Federico Cherubinit dhe drejtorin aktual të Tottenham Hotspur, Fabio Paratici, janë revokuar gjithashtu.
Ky vendim kishte qenë gjithnjë e më i mundshëm që nga seanca 3-orëshe në Collegio di Garanzia të mërkurën pasdite.
FIGC nuk paraqiti asnjë provë në apel, kështu që vendin e tyre e zuri prokurori i CONI-t, Ugo Taucer, i cili në mënyrë efektive pranoi se vendimi “ka mungesë qartësie në motivimin dhe që duhet vlerësuar në një vendim të ri”.
Avokatët e Juventusit kishin argumentuar që i gjithë verdikti të revokohej dhe të përfundonte këtu, por do të diskutohet përsëri, ndoshta me edhe më shumë prova që përfshijnë klube të tjera.
Juventus' 15-point reduction in Serie A has been reversed—they jump up from seventh to third in the league 📈 pic.twitter.com/IixU4mdsag
— B/R Football (@brfootball) April 20, 2023
Ka konfuzion se pse FIGC vendosi një dënim prej 15 pikësh kur prokurori i tij Giuseppe Chinè kërkoi vetëm nëntë pikë në janar. /Telegrafi/