Telegrafi

Juventusi ishte afër transferimit të El-Shaarawyt nga Roma

Juventusi ishte shumë afër që në këtë verë ta transferonte Stephan El-Shaarawy në këtë verë nga Roma.

Sulmuesi egjiptiano-italian kishte kontratë me Giallorossët deri në vitin 2020, mirëpo vendosi të kalonte Shanghai SIPG.

Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër kishte shprehur interesim për El-Shaarawyn.

Lexo po ashtu El Shaarawy shpreson të gjej lumturi në Kinë: Erdha këtu se Shanghai më donte

Bianconerët kishin tentuar ta transferonin sulmuesin me parametra zero, mirëpo romakët nuk dëshironin ta largonin atë pa asgjë.

Kështu, Roma vendosi që ta shiste El-Shaarawyn në Kinë dhe mos t’i forconte rivalët për titull. /Telegrafi/