Juventusi ishte shumë afër që në këtë verë ta transferonte Stephan El-Shaarawy në këtë verë nga Roma.
Sulmuesi egjiptiano-italian kishte kontratë me Giallorossët deri në vitin 2020, mirëpo vendosi të kalonte Shanghai SIPG.
Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër kishte shprehur interesim për El-Shaarawyn.
Bianconerët kishin tentuar ta transferonin sulmuesin me parametra zero, mirëpo romakët nuk dëshironin ta largonin atë pa asgjë.
Kështu, Roma vendosi që ta shiste El-Shaarawyn në Kinë dhe mos t’i forconte rivalët për titull. /Telegrafi/