Juventusi është vënë në kërkim të mbrojtësve të krahut, ndërsa në shënjestrën e Beppe Marottas janë Joao Cancelo e Javier Manquillo.
Duke parë moshën e Stephan Lichtsteiner dhe të Patrice Evra, skuadra e Juventusit janë të interesuar të forcojnë të dy krahët e mbrojtjes me lojtarë të talentuar.
I pari që është vënë re nga Juventusi është Joao Cancelo i Valencias. Ish lojtari i Benficas është 21 vjeçar dhe ka zhvilluar tetë ndeshje me Kombëtaren U-21 të Portugalisë, shkruan El Mundo Deportivo.
Bianconerët gjithashtu janë vënë në ndjekje të , po ashtu 21 vjeç, i cili është në pronësi të Atletico Madrid.
Ai aktualisht luanë te Marseille si huazim dhe në verë mund të bashkohet me Juven. /Telegrafi/