Telegrafi

Juventusi insiston në zhvillimin e ndeshjes me Napolin, paralajmërojnë takimin e sotëm

Juventusi vazhdon të insistojë në zhvillimin e ndeshjes së sotme (e diel) ndaj Napolit në kuadër të javës së tretë në Serie A.

Ndeshja derbi e javës së tretë në Serie A është paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45 në Allianz Stadium, por ky takim pritet të shtyhet.

Kjo pasi Napoli ka konfirmuar tri raste me COVID-19 në skuadër dhe ka refuzuar udhëtimin drejt Torinos pas vendimit të autoritetit shëndetësor lokal (ASL) për t’u futur në karantinë i gjithë ekipi.

Lexo po ashtu Serie A drejt kaosit, Napoli refuzon të udhëtojë për ndeshjen me Juventusin

Megjithatë, Juventusi vazhdon të inisistojë në zhvillimin e kësaj ndeshjes sipas orarit të paraparë.

Të shtunën mbrëma, Bianconerët njoftuar se do të dalin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjen, ndërsa edhe tani kanë publikuar orarin e ndeshjes së sotme.

Sipas Sky Sport, i gjithë grupi iu nënshtrua një testi Covid këtë mëngjes dhe rezultatet do të dihen më vonë pasdite.

Lexo po ashtu FIGC mendon shtyrjen e ndeshjes Juventus-Napoli për të parandaluar polemikat dhe kaosin në Serie A

Juventusi do të ndjekë orarin e tyre të rregullt të ditës së ndeshjes. Ata do të drekojnë pas stërvitjes dhe do të largohen për në Allianz Stadium në 19:30 me kohën lokale.

Vendimi përfundimtar nga drejtuesit e federatës italiane pritet të merret më vonë. /Telegrafi/