Telegrafi

Juventusi ia tërheq vërejtjen Douglas Costas shkaku i festës së Neymarit

Douglas Costa (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Juventusi njoftohet se ka paralajmëruar Douglas Costa për sjelljet jashtë fushave të blerta.

Braziliani shkoi në festën e lojtarit të Paris Saint-Germanin, Neymar, i cili gjatë ditës së djeshme mbushi 27 vjet.

Lojtari kishte pësuar në autostradën A4 midis Torinos dhe Triestes por ishte i pranishëm në ndejën e Neymarit në Paris.

Douglas Costa dhe Ben Davies (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Edhe pse lojtarët e Juves kishin dy ditë pushim, Gazzetta dello Sport dhe Goal.com shkruajnë se sjellja e brazilianit nuk i pëlqeu klubit, i cili parapëlqente të shihte “sjellje më të përgjegjshme” nga lojtari.

Megjithatë, 28-vjeçari ka shmangur të dënimin e klubit dhe do t’i jepet vetëm një vërejtje gojore para ndeshjeve kampionale dhe Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Douglas Costa përfshihet në një aksident komunikacioni, shpëton pa lëndime

Costa nuk u stërvit të martën pasi pësoi një dëmtim dhe nuk luajti as në ndeshjen me Parma, ku Jve barazoi para shikuesve të vetë 3:3.

Ndryshe, anësori 28-vjeçari deri më tani ka pasur 17 paraqitje në të gjitha garat dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/