Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Udineses në javën e 34-të në Serie A.
Pas vetëm dhjetë minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Nahuel Molina që u asistua nga Rodrigo de Paul.
Zonja e Vjetër tentoi që me disa kundërsulme t’i barazonte shifrat, mirëpo nuk ia doli.
#UdineseJuve 1-0
10' MOLINAAAAAAA!! Secondo centro in due match per l'argentino e Udinese in vantaggio!!!!!#ForzaUdinese ⚫️⚪️ pic.twitter.com/9Rm9fD456U
— Udinese Calcio (@Udinese_1896) May 2, 2021
Në 45 minutat e dytë, ishin sërish vendasit që filluan më mirë, duke rrezikuar me anë të Tolgay Arslan, por goditja e tij nga afër ishte e pasaktë.
Një tjetër shans të artë e kishte edhe Jens Stryger Larsen në minutën e 67-të, mirëpo topi shkoi larg shtyllës së djathtë.
82' | IL PAREGGIO DI RONALDO SU RIGOREEEE!@Cristiano, esecuzione perfetta e i bianconeri agguantano il pari!
Powered by @officialpes #UdineseJuve [1-1] #ForzaJuve pic.twitter.com/72TdJpCLxC
— JuventusFC (@juventusfc) May 2, 2021
Lojtarët e Juventusit nuk u dorëzuan dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Cristiano Ronaldos (82′), që shënoi nga penalltia.
Ylli portugez doli edhe njëherë në skenë, duke përmbysur shifrat në 2-1 në minutën e 90-të, duke bërë që torinezët t’i marrin tre pikë
Pas javës së 34-të, Juventusi gjendet në pozitën e tretë me 69 pikë, aq sa kanë edhe Milani e Atalanta. /Telegrafi/