Juventusi ka fituar ndaj Crotones me rezultat 3-0 dhe është shpallur kampion një ndeshje pa përkunduar ky sezon në Serie A, dhe ishte titulli i gjashtë radhazi.
Skuadra e Massimiliano Allegrit e ka kryer detyrën edhe këtë sezon në kampionatin italian, duke vulosur edhe njëherë dominimin në këtë ligë.
Titulli i gjashtë radhazi erdhi pas fitores në shtëpi ndaj Crotones, të cilën e siguroi qysh në pjesën e parë me dy gola të shënuara.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 13 nga Mario Mandzukic, i cili shënoi nga afërsia për 1-0 pas asistimit të Juan Cuadrados.
Në minutën e 39 ishte Paolo Dybala që shënoi një supergol nga goditja e dënimit duke ngritur rezultatin në 2-0, rezultat ky që qoi skuadrat në pushim.
Në pjesën e dytë, skuadra e Allegrit arriti të menaxhoj mirë rezultatin, duke mos provuar shumë sulme dhe mos dhënë gjithë potencialin pasi duhen forca për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.
Megjithatë, e gjeti edhe një gol në minutën e 84 të ndeshjes me anë të mbrojtësit brazilian, Alex Sandro, i cili shënoi me kokë për 3-0 pas shërbimit të Dybalas.
Kështu, pas 90 minutave lojë Juventusi fitoi me rezultat 3-0 ndaj Crotones dhe siguroi titullin e gjashtë radhazi në Serie A apo të 33-tin në histori. /Telegrafi/
Birthday boy scores the opener #mandzukic https://t.co/EdlwQ2W428
— JuveFC (@juvefcdotcom) May 21, 2017
https://twitter.com/ViejoRoro/status/866304078250475520