Telegrafi

Juventusi ‘heq qafe’ Aaron Ramseyn, klubi konfirmon marrëveshjen për largim me lojtarin

Aaron Ramsey dhe Juventusi ka ndarë më në fund rrugët, ku tani ka një konfirmim zyrtar nga klubi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale. “Zonja e Vjetër” ka shkruar se bëhet fjalë për zgjidhje të kontratës me pajtim dypalësh.

“Përfundimi i kontratës së Aaron Ramseyt me Juventusin është zyrtar”, shkruhet shkurt në njoftim.

Mesfushori erdhi në vitin 2019 te Juventusi, pasi mesfushori mbeti pa kontratë me Arsenalin, por eksperienca me ‘Zonjën e Vjetër’ nuk ishte me fat, pasi kishte shumë lëndime.

Ai zhvilloi 69 paraqitje gjithsej dhe shënoi vetëm 6 gola.

Ramsey së fundmi ishte i huazuar për gjashtë muaj te Rangers. /Telegrafi/