Site icon Telegrafi

Juventusi hedh dyshime për Zaniolon – Zonja e Vjetër nuk është e bindur shkaku i sjelljeve të fundit të italianit

E ardhmja e Nicolo Zaniolos është e mbuluar me dyshime,  madje edhe Juventusi që ishte i i interesuar për të ka ngritur shqetësime në ditët e fundit.

Sulmuesi 22-vjeçar italian nuk po kalon një sezon të mirë nën drejtimin e trajnerit Jose Mourinho në kryeqytetin italian, me gjërat që së fundmi janë edhe më frustruese.

Ai u ul në stol më fitoren e “Derby della Capitale” kundër Lazios dhe nuk u paraqit në ndeshjen e play-off kundër Maqedonisë së Veriut.

Ai gjithashtu frustroi Roberto Mancinin në fitoren miqësore ndaj Turqisë.

Siç shkruan Calciomercato.com, Juventusi është i interesuar të blejë Zaniolon gjatë verës, por kohët e fundit edhe ata kanë ngritur disa dyshime dhe sigurisht që nuk duan t’i paguajnë Romës 60 milionë euro për nënshkrimin e tij.

Zonja e Vjetër që do të ndahet nga Paulo Dybala dhe pikërisht Zaniol shihej si zëvendësues i tij, për të kryjuar një treshe në sulm me emra si Federico Chiesa dhe Dusan Vlahovic. /Telegrafi/

Exit mobile version