Edi Rama njihet si një tifozë i madh i sportit, në veçanti futbollit.
Numri një i qeverisë shqiptare nuk e ka fshehur asnjëherë se është një fans i madh i gjigantit italian Juventus.
Tanimë kanë kaluar disa ditë që kur Rama dhe partia e tij PS kanë fituar zgjedhjet qendrore në Shqipëri, duke marrë mandatin e tretë si kryeministër.
Kampioni i shumëfishtë italian i ka dërguar një fanellë Edi Ramës me numrin tre, në shenjë urimi për mandatin e tretë të fituar.
Ka qenë vetë i pari i qeverisë shqiptare, Edi Rama që ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook dhuratën e marrë nga Juventusi.
“Ja dhe urimi nga Juvja për mandatin e tretë. Ju interistat silluni mirë se jeni kampionië tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit”, ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook.
/Telegrafi/
Ja edhe urimi nga Juvja për Mandatin e Tretë?
#GrazieJuve⚪️⚫️
*ju interistat silluni mirë se jeni kampionë tani, merrni shembull nga unë, kini respekt për të mundurit?
Posted by Edi Rama on Sunday, May 9, 2021