Media të shumta raportojnë se mesfushori i Juventusit, francezi Adrien Rabiot është gati të zgjasë qëndrimin e tij në Torino dhe ka të ngjarë të vendosë në letër një zgjatje të kontratës në javët e ardhshme.
28-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit 2023/24. Kontrata e tij kishte skaduar gjithashtu në fund të sezonit 2022/23, por ai vendosi të qëndronte në Allianz Stadium për një vit shtesë me kushte të përmirësuara personale.
Rabiot aktualisht fiton një pagë vjetore prej 7 milionë euro, dhe pavarësisht interesit të fortë nga Liga Premier, ai mund të vendos të nënshkruajë për një vit shtesë me të njëjtën pagë.
🚨‼️ Adrien Rabiot is ready to renew his contract for another year with Juventus. Same agreement as his current deal, the only thing that would derail a renewal is failure to qualify for the Champions League. [GdS] #Juventus pic.twitter.com/VXfBI3uw3R
— Juventus News Live (@juvenewslive) December 7, 2023
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, një marrëdhënie e fortë me trajnerin Massimiliano Allegri është arsyeja kryesore e dëshirës së tij për të qëndruar.
Në fakt, Allegri ishte një nga arsyet kryesore pse Rabiot kishte dashur të nënshkruante për Juventusin në radhë të parë në vitin 2019, megjithatë, trajneri ishte larguar nga klubi në fund të sezonit 2018/19, përpara se të dy të kishin mundësinë për të punuar së bashku përsëri.
Disa muaj pasi Maurizio Sarri erdhi në vend për të zëvendësuar Allegrin, nëna dhe agjenti i Rabiot, Veronique kishte menduar të kërkonin një largim nga Juventusi për shkak të mungesës së kohës së vazhdueshme të lojës.
Gjërat filluan të përmirësoheshin nën drejtimin e Andrea Pirlos, por rikthimi i Rabiot në formë në nivelin më të lartë ka përkuar kryesisht me rikthimin e Allegrit. /Telegrafi/