Site icon Telegrafi

Juventusi fiton me vështirësi te Empoli falë dy golave të Ronaldos

Cristiano Ronaldo (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Empoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, me Juventusit që pati posedimin e topit, por me vendasit që gjetën golin.

Goli i vetëm në këta 45 minuta erdhi në minutën e 26-të ku Francesco Caputo shënoi për 1-0 pas asistimit të Rade Krunic.

Festa e futbollistëve të Empolit pas golit të Caputos (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Në pjesën e dytë, djelmoshat e Massimiliano Allegrit u kthyen furishëm në lojë duke arritur t’i gjejnë dy gola dhe ta kthejnë epërsinë.

Ishte ylli portugez, Cristiano Ronaldo, i cili barazoi rezultatin në 1-1 pasi ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 54-të.

Ronaldo ishte i saktë nga pika e bardhë (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ronaldo ishte vendimtar përsëri edhe te goli i dytë pasi shënoi një të bukur nga distanca në minutën e 70-të për t’i siguruar epërsinë Juventusit 2-1.

Deri në fund të ndeshjes, Empoli u mundua disa herë ta gjej golin e barazimit, por pa sukses pasi Juventusi e menaxhoi mirë epërsinë dhe në fund morën një fitore të madhe.

Festa e madhe pas golit të dytë të Ronaldos (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore, Bianconerët kanë 28 pikë në pozitën e parë, ndërsa Empoli renditet në pozitën e 18-të me vetëm gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Zonja e Vjetër luan në shtëpi ndaj Cagliarit, ndërsa Empoli udhëton te Napoli. /Telegrafi/

https://twitter.com/JuveFCid/status/1056222099474341888

https://twitter.com/ibushia/status/1056237570835632129

 

 

 

Exit mobile version