Juventusi ka marrë një fitore shumë të vështirë, por shumë të vlefshme në udhëtim te Frosinone me rezultat të ngushtë 1-2.
Vetëm pas 12 minutash lojë ndeshja u zhbllokua, me Juventusin që kaluan në avantazh të hershëm.
Një harkim i bukur nga Filip Kostic bëri që talenti i madh turk Kenan Yildiz të realizonte për 0-1.
👅🇹🇷✨#FrosinoneJuve pic.twitter.com/rj8OT5Fg5k
— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023
Me epërsinë minimale të Zonjës së Vjetër 0-1 u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.
HT | Fine primo tempo. Fin qui decide il gioiello di Yildiz ✨#FrosinoneJuve pic.twitter.com/fHcEZb7HW8
— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023
Vendasit e nisën për mrekulli pjesën e dytë, kur në minutën e 51-të barazuan shifrat në 1-1 me anë të Baez.
Juventusi këmbënguli për ta shënuar golin e fitores dhe atë e arriti në minutat e fundit të ndeshjes.
Weston McKennie harkoi bukur në zonë, derisa Dusan Vlahovic realizoi me kokë për 1-2.
75' | Traversa di Wes 😩#FrosinoneJuve [1-1] pic.twitter.com/cnVTK7L4MS
— JuventusFC (@juventusfc) December 23, 2023
Juventus realizoi edhe një gol në minutën e parë shtesë me anë të Vlahovic, por që u anulua për pozitë jashtë loje.
Deri në fund më nuk pati raste dhe Zonja e Vjetër arkëtoi tre pikë të mëdha në luftën për titull të kampionit.
Me këtë fitore Juventus vazhdon të mbetet në pozitën e dytë me 40 pikë një më pak se lideri Inter që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/