Site icon Telegrafi

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Empolit

Juventus (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka arritur një fitore të vështirë ndaj Empolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por me mysafirët diçka më kërkues.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, Zonja e Vjetër filloi të fitojë terren me sulmet e tyre dhe gjetën edhe golin pas disa rasteve të krijuara.

Ishte talenti italian Moise Kean (72′), i cili shënoi për epërsinë 1-0 vetëm tre minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Festa e Kean pas golit të shënuar (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste nga të dyja skuadrat, por pa sukses dhe Juventusi mori një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, klubi nga Torino ka 78 pikë në vendin e parë, ndërsa Empoli renditet i 17-të me 25 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Bianconerët udhëtojnë te Cagliari, ndërsa Empoli e pret në shtëpi Napolin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version