Juventusi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim te Salernitana 1-2, pas një pjese të parë që e panë vetën në disavantazh.
Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e mirë për Juventusin, që nuk arriti të dërgoj asnjë goditje drejt portës së skuadrës vendase.
Megjithatë ishin vendasit që gjetën të parët golin e epërsisë, kur në realizuan me anë të Giulio Maggiore në minutën e 39-të për 1-0.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e skuadrës vendase 1-0.
Inizia il secondo tempo! #SalernitanaJuve [1-0] pic.twitter.com/vn04rkHwDf
— JuventusFC (@juventusfc) January 7, 2024
Në pjesën e dytë Juventusi u tregua shumë më e rrezikshme, por fillimisht vendasit mbetën me 10 futbollistë në fushë pasi golashënuesi Giulio Maggiore u përjashtua nga ndeshja.
Në minutën e 65-të, Zonja e Vjetër gjeti golin e barazimit pasi anglezi i talentuar Illing-Junior realizoi për të barazuar shifrat në 1-1.
65'| ILINGGGG JUNIORRRR!
Pareggia la partita! 🤍🖤#SalernitanaJuve [1-1] pic.twitter.com/Hx7eKuQqvq
— JuventusFC (@juventusfc) January 7, 2024
Juventusi shtoi presionin edhe më shumë drejt portës së vendasve dhe në minutën e 90-të gjetën golin e fitores.
Një harkim perfekt nga Danilo bëri që Dusan Vlahovic të realizoj me kokë për tre pikët 1-2.
Kësisoj me këto tre pikë Juventus vazhdon t’i bëj presion Interit dhe tani diferenca është dy pikë me Neroazzurët që janë të parët në tabelë me 48 sosh. /Telegrafi/