Juventus ka fituar me rezultat 3-2 ndaj Frosinones në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit italian.
“Zonja e Vjetër” mori avantazhin përmes Dusan Vlahovic (3’) i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Weston McKennie.
Pas golit të pësuar Frosinone reagoi shpejt duke rikthyer epërsinë me dy gola të shënuar.
Fillimisht ata barazuan shifrat me anë të Nadir Zorteas (18’) i cili shënoi për 1-1, ndërsa për avantazhin e mysafirëve u përkujdes Marco Brescianini (27’) që realizoi për 2-1 me një goditje të bukur.
Juventusi më pas reagoi duke barazuar shifrat në 2-2 ku përsëri autor i golit ishte Vlahovic (34’) i cili edhe kësaj radhe u asistua nga Weston McKennie.
HT| Pari all'intervallo.#JuveFrosinone pic.twitter.com/pcmIXPJQF8
— JuventusFC (@juventusfc) February 25, 2024
Në pjesën e dytë Allegri bëri disa ndryshime në formacion në kërkim të fitores, zëvendësime këto që dolën të ishin të suksesshme.
Krejt në përfundim të takimit Daniele Rugani (96’) shënoi në cepin e djathtë të portës kundërshtare për rezultatin 3-2 duke kompletuar rikthimin dhe duke i dhënë fund serisë prej katër ndeshjesh pa fitore të Juventusit.
Me këtë fitore Juventusi tani ka 57 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se lideri Interi që ka 63 sosh por kanë dy ndeshje më pak se ‘Bianconerët’./Telegrafi/