Juventusi ka arritur të shënojë fitore ndaj Brescias si mysafirë me rezultat 2-1.
Një ndeshje mjaftë interesante, ku Zonja e Vjetër humbi shumë raste, por mori atë për të cilin kishin udhëtuar në Brescia.
Brescia e nisi shumë mirë ndeshjen me një gol të Alfredo Donnarumma, që shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Juventusi kishte disa raste, por të goli i barazimit erdhi në minutat e fundit të pjesës së parë.
Jhon Chancellor shënoi në portën e tij për 1-1 pas një harkimi të Paolo Dybalas nga këndi.
Pjesa e dytë nisi me Juven që kërkonte fitoren.
Në minutën e 63-të erdhi goli që doli të jetë edhe i fitores. Miralem Pjanic gjuajti bukur nga një top i kthye nga mbrojtja për 2-1.
Juventusi kishte edhe disa raste sidomos me Dybalan dhe Higuainin, por pa e ndryshuar rezultatin.
https://twitter.com/Bentancured/status/1176593088439095296
Zonja këtë ndeshje e zhvilloi pa Cristiano Ronaldon që kishte pësuar dëmtim.
Juventusi tani ka 13 pikë dhe është lider, por Interi ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=UTtiO3LhLek
https://www.youtube.com/watch?v=H2_DyO-n1hg