Juventusi ka arritur ta mposht Valencian me rezultat 1-0 në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve me golin e vetëm të shënuar nga Mario Mandzukic.
Pjesa e parë edhe pse kishte shumë rasti nuk e solli asnjë gol.
Provuan Cristiano Ronaldo, Mario Mandzukic dhe Paolu Dyabala po pa suksese.
Me të filluar pjesa e dytë Zonja e Vjetër shpeshtoi sulmet.
Ishte minuta e 60-të kur Ronaldo asistoi bukur për Mandzukuc i cili në portën e zbrazët shënoi për 1-0.
Juventusi kishte edhe raste të tjera, por që nuk u konkretizuan me Ronaldon që kishte disa tentime.
Pas kësaj fitoreje Juventusi ka 12 pikë dhe është lider i grupit. /Telegrafi/
GOOOOOOOOL! MANDZUKIC#JuveVCF 1-0 pic.twitter.com/8bfOfcYIKa
— Juniverse™ (@jup1897) November 27, 2018