Juventusi ka arritur të marr një fitore të rëndësishme ndaj Sampdorias si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 29-të në Serie A.
Zonja e Vjetër që po kalon në një formë të mirë e nisi ndeshjen në sulm, duke kërkuar golin.
Në minutën e 23-të, bardhëzinjtë kaluan në epërsi, kur Maya Joshida shënoi në portën e tij pas një topi në zonë të Juan Cuadrados për 1-0.
Juventusi fitoi penallti në minutën e 33-të, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Alvaro Morata për 2-0.
El penal de Morata 👇🏻 pic.twitter.com/p79nJsiSYm
— Bianconeri Zone Español (@BianconeriZonEs) March 12, 2022
Pjesa e dytë nisi më qetë me Juventusi që ruante më shumë rezultatin.
Në minutën e 74-të, Sampdoria fitoi penallti, ndërsa përgjegjësin të gjuajë nga pika e bardhë e mori Antonio Candreva, por gjuajtja e tij u prit nga Wojciech Szczesny.
Por në minutën e 84-të Sampdoria hapi ndeshjen me një gol të Abdelhamid Sabirit, ku goditja e tij u devijua nga mbrojtja e Juventusit për 2-1.
Por në minutën e 88-të, ishte sërish Alvaro Morata ai që gjeti golin, me një goditje me kokë për 3-1.
https://twitter.com/ScottTurnerAFC/status/1502719735745679365
Deri ën fund nuk ndryshoi rezultati dhe Juventusi mori një fitore që i mban në vendin e katërt me 56 pikë./Telegrafi/