Telegrafi

Juventusi fiton ndaj Chievos, bëhet lider në Serie A (Video)

Juventusi ka arritur të fitojë në udhëtim te Chievo me rezultat 2-0, duke u bërë lider i përkohshëm i Serie A.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të Zonjës së Vjetër, të cilët rrezikuan disa herë golin e Chievos.

Megjithatë, vendasit arritën të mbahen dhe përkundër kartonit të kuq të Samuel Bastien (37′) dhe 45 minutat e parë përfunduan pa gola.

Bastien i la Chievon me 10 lojtarë qysh në minutën e 37-të

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Juventusin dhe keq për Chievon, të cilët morën edhe një të kuq dhe mbeten me nëntë lojtarë pas ndëshkimit me të kuq të Fabrizio Cacciatore (62′).

Mungesën e dy futbollistëve të Chievos arriti më në fund të shfrytëzoj Juventusi dhe gjeti golin e parë të ndeshjes me anë të Sami Khediras (67′), i cili shënoi për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, Zonja arriti të gjej edhe një gol me anë të Gonzalo Higuain, i cili shënoi në minutën e 88-të për 2-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Higuain shënoi golin e sigurisë (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Juve bëhet lider i përkohshëm i Serie A me 56 pikë, ndërsa Chievo renditet në pozitën e 13-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Bianconerët e presin në shtëpi Sassuolon, ndërsa Chievo udhëton te Atalanta. /Telegrafi/