Telegrafi

Juventusi fiton me lehtësi ndaj Dinamo Kievit

Juventusi e fituar me rezultat 3-0 përballjen ndaj Dinamo Kievit në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Zonja e Vjetër edhe pse ishte e kualifikuar para kësaj ndeshjeje, e mori seriozisht përballjen me ukrainasit.

Goli i parë u shënua në pjesën e parë me Federico Chiesan që e gjeti rrjetën në minutën e 24-të pas një goditje me kokë (1-0).

 

Ky goli ishte i vetmi në pjesën e parë, edhe pse Juve dhe Dinamo kishin raste të tjera.

Goli i dytë në ndeshje erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili nga afërsia shtyu topin në rrjetë për 2-0 në minutën e 57-të.

 

Nuk kishte si të mungonte edhe një gol i sulmuesit në formë Alvaro Morara, i cili mori një top në zonë dhe me disa lëvizje të bukura shmangi mbrojtësit për të shënuar për 3-0.

 

Juventusi ka 12 pikë nga pesë ndeshje në vendin e dytë, pas Barcelonës që ka 15 pikë.  /Telegrafi/