‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar fitore shumë të vlefshme në udhëtim te Palermo me rezultat 1-0.
Pjesa e parë u dominua nga kampionët e Italisë, por nuk arritën të gjejnë golin e epërsisë, pasi në disa raste goli iu mohua nga portieri vendas.
Në këtë pjesë vlejnë të përmenden rasti i Gonazalo Higuain në minutën e nëntë dhe ai i Miralem Pjanic në minutën e fundit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, skuadra e Max Allegrit hyri furishëm pasi nuk pajtohej assesi me rezultatin e barabartë, duke kërkuar me ngulm golin e epërsisë.
Kështu edhe ndodhi, pasi ishte mbrojtësi brazilian, Dani Alves, i cili goditi fortë nga rreth 30 metra dhe topi i përfundoi në rrjetë.
Megjithatë, ky gol, i cili erdhi në minutën e 49-të nuk u shënua për ish-mbrojtësin e Barcelonës pasi gjatë rrugës u devijua nga mbrojtësi Edoardo Goldaniga.
Juventuesi gjeti edhe njëherë golin në minutën e 66-të me sulmuesin kroat, Mario Mandzukic, por ky gol u anulua për pozicion jashtë loje.
Deri në fund të takimit ‘Zonja e Vjetër’ e ruajti me plot sukses epërsinë dhe në fund shënoi një fitore të vlefshme në udhëtim ndaj Palermos, për të ruajtur pozitën e parë në tabelë. /Telegrafi/
Own GOAL! Juventus 1-0 Palermo pic.twitter.com/2ibLaRiilF
— Serie A News (@TransfersCalcio) September 24, 2016