Juventusi po përgatitet ta vazhdojë kontratën me Juan Cuadrados, pasi trajneri Max Allegri e konsideron kolumbianin si të pazëvendësueshëm.
Anësori e kishte humbur pjesën më të madhe të sezonit, shkaku i një problemi, por tani është kthyer dhe po impresionon në Kampionin Botëror me Kolumbinë.
Sipas calciomercato.com, Arsenali është i interesuar që të nënshkruajë me 30-vjeçarit.
Por trajneri i Juventusit, Allegri ia ka bërë të qartë bordit se ai e konsideron Cuadrado të pashitshëm, kështu që të gjitha ofertat janë refuzuar.
‘Zonja e Vjetër’ është gati ta rinovojë kontratën e tij, duke ia shtuar edhe dy vjet tjera, pasi aktualja skadon në vitin 2020.
Bisedimet me agjentin e tij, Alessandro Lucci, tashmë janë duke u zhvilluar dhe do të vazhdojnë pas Kampionatin Botëror.
Cuadrado kishte ardhur te Juventusi nga Chelsea. /Telegrafi/