Jack Wilshere duket se do të largohet nga Arsenali në fund të këtij edicioni.
Mesfushori anglez është në përfundim të kontratës me klubin e tij të fëmijërisë.
Arsenal i ka ofruar kontratën e re katër vjeçare por Wilshere ende nuk e ka nënshkruar atë.
Reprezentuesi i Kombëtares së Anglisë po kërkon siguri për të qenë i rëndësishëm para se të nënshkruajë.
Por sipas medieve angleze, është kampionit aktual i Italisë, Juventus që ka filluar tanimë kontaktet me agjentin e lojtarit.
Juventus është i gatshëm t’ia dhurojë një fanellë titullari lojtarit pasi i ka ofruar kontratë katër vjeçare.
Gjithsesi për Wilshere interesim ka shfaqur edhe gjiganti tjetër italian Milan.
26-vjeçari po kërkohet edhe nga skuadrat më të mëdha angleze si Manchester United, Liverpool dhe Manchester City. /Telegrafi/