Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Lazios në kuadër të javës së 34-të në Serie A, për të mbajtur diferencën e thellë në pikë ndaj përcjellësit më të afërt, Interit.
Edhe pse pjesa e parë përfundoi pa gola, Zonja e Vjetër kishte disa shanse të mira shënimi me anë të Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas, që nuk i konkretizuan ato.
Rastet nuk munguan as për Lazion, që dështoi me anë të Ciro Immobiles e Caicedos.
Nga këto gabime të bëra në 45 minutëshin e parë, romakët i pësuan shpejtë dy gola.
Në minutën e 51-të, Juventusi fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi ylli portugez.
Kaluan vetëm tre minuta nga hapja e llogarisë së gola dhe Ronaldo shënoi të dytin personal dhe të dytin për Juventusin.
Por, disi mysafirët filluan të këndelleshin dhe ngushtuan epërsinë prej dy golave të Zonjës së Vjetër me anë të Ciro Immobiles që shënoi nga penalltia në minutën e 83-të.
Në fund, torinezët e shijuan fitoren dhe tri pikë të reja fal dy golave të pesë herë fituesit të Topit të Artë.
Pas javës së 34-të, Juventusi vazhdon të jetë lider me 80 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Interi, ndërsa Lazio është në pozitën e katërt me 69 sosh.
Në xhiron e 35-të Juventusi do të takohet me Udinesen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6xaH1XYGOa0
https://www.youtube.com/watch?v=9o1WCWhQoTs
https://www.youtube.com/watch?v=GQBLzwuFDiA