Telegrafi

“Juventusi është shembull”

Administratori i deleguar i Sassuolos, Giovanni Carnevali thotë se Juventusi është shembull për të gjithë Serien A.

Ai ka folur se si është bërë një administrator i mirë dhe marrëdhëniet që ka me krerët e Juventusit.

“Njerëzit improvizojnë, ka disa që bëjnë strategji serioze në mesin e atyre janë Sassuolo dhe Juventusi, dhe korrni suksese”.

“Kam pasur fatin të punojë me drejtorin gjeneral të Juventusit, Giuseppe Marottan, pasi ka qenë si mësues për mua te Monza, Como dhe Ravenna”.

“Ne kemi vetëm tre lojtarë të huaj në skuadër tonë. Kjo është rezultat i një strategjie të qëllimshme”.

“Është bërë filozofia jonë dhe kjo është paguar. Ne besojmë në italianë, sepse ne mendojmë se është më e lehtë për të krijuar një grup”, ka thënë Carnevali.

Përveç Juventusit edhe Sassuolo ka në pronësi stadiumin e tyre. /Telegrafi/