Telegrafi

Juventusi e Spezia me shumë mungesa – publikohen formacionet zyrtare

Juventusi është mysafir i Spezias për ndeshjen që luhet në kuadër të javës së 23-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Stadio Alberto Picco”.

Për këtë ndeshje, Spezia është pa Joao Moutinho, Bastoni, Sala, Zoet, Zurkoëski, që janë të lënduar, ndërsa Esposito ka karton të kuq.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Federico Chiesan, Kaio Jorge, Arkadiusz Milik, Fabio Miretti, dhe Peeters, që janë të lënduar, ndërsa Gelson Bremer ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacionet bazë:

Spezia: Dragowski, Ampadu, Bourabia, Ekdal, Verde, Gyasi, Reca, Shomurdov, Amian, Agudelo, Nikolaou.

Juventus: Perin, Danilo, Rugani, Alex Sandro, Cuadrado, Locatelli, Paredes, Rabiot, Kostic, Kean, Vlahovic. /Telegrafi/