Site icon Telegrafi

Juventusi e do Nainggolanin

Juventus do ta ofrojë Radja Nainggolanin, nëse Paul Pogba shitet në fund të kampionatit.

Bianconerët janë nën presion nga shumë klube evropiane që janë të interesuara që të blejnë francezin dhe të paguajnë mbi 100 milionë euro.

Mesfushori gialloross është një prej dëshirave të mëdha të Zonjës së Vjetër.

Sipas Sky Sports Italia, Juventusi do të hedhet në sulm për Nainggolan, nëse Paul Pogba do të shitet.

Juventusi do të bëjë disa ndryshime të vogla në këtë verë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version