Juventusi e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Villarealit me rezultat 1-0 në ndeshjen që po zhvillohet në Spanjë.
Edhe pse mysafir Zonja e Vjetër e nisi vrullshëm takimin, duke shënuar që në start.
Një asistim i bukur i Danilos për Dusan Vlahovic, bëri që sulmuesi të shënojë që në minutën e parë.
https://twitter.com/ElForadeportivo/status/1496215022485348359
Villarreali tentoi të kthehej në lojë duke rrezikuar në minutën 13’ dhe 17’, por gjuajtjet e Giovani lo Celsos dhe Arnaut Danjumas nuk arritën cakun.
Në fund të pjesës së parë Juventusi kishte një rast të mirë me Weston McKennien, por që as amerikani nuk ia arriti të shënojë.
HT | ⏳ | #DV7's 30-second opener has us in front at the half 💪#VillarrealJuve #JuveUCL #ForzaJuve pic.twitter.com/XxHZyWN6wP
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) February 22, 2022
Juventusi po merr një rezultat shumë të mirë deri më tani. /Telegrafi/