Site icon Telegrafi

Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me një super gol  

Juventusi e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj PSV-së me rezultat 1-0.  “Zonja e Vjetër” po luan ndaj gjigantit holandez në play-off të Ligës së Kampionëve. 

Italianët kishin raste të mira,  me Kolo Muani dhe Nico Gonzalez, por nuk arritën të gjenin rrjetën. 

Përballja u zhbllokua në minutën e 34-të, ku pas një aksioni të gjatë Weston McKennie shënoi një gol të bukur për 1-0. 

 

Edhe pas golit, Juventusi kishte më shumë nga loja, duke shtypur lartë me presin, nga ku erdhi rasti i Gonzalez që gjuajti bukur, por Walter Benitez bëri pritje të mirë. 

Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante, pasi të dy skuadrat nuk do të pajtohen me këtë rezultat./Telegrafi/   

Exit mobile version