Site icon Telegrafi

Juventusi e mbyll pjesën e parë në epërsi me golin e Ronaldos

Cristiano Ronaldo . (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të bukur ndaj Atletico Madridit, duke e mbyllur në epërsi 1-0.

Fillimisht Juventusi shënoi që në minuta e para me Giorgio Chiellinin, por që u anulua për goditje dënimi ndaj portierit Jan Oblak.

https://www.youtube.com/watch?v=PXa0kILBCTU

Zonja e Vjetër nuk u ndal me sulme drejt portës së spanjollëve.

Goli erdhi në minutën e 27-të kur harkimin e Federico Bernardeschit e dërgoi në rrjetë Cristiano Ronaldo.

Momenti i golit të Ronaldos. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juventusi edhe pas golit nuk u tërhoq dhe krijoi disa raste për golin e dytë.

Rezultati i përgjithshëm është 2-1. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=F7Bp84yP7UI

Exit mobile version