Telegrafi

Juventusi fiton ndaj Bayer Leverkusenit, Ronaldo gjen golin

Cristiano Ronaldo . (Foto: Lars Baron/Getty Images)

Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Bayer Leverkusen me rezultat 2-0.

Zonja e Vjetër që e kishte siguruar vendin e parë në grup, e mbyll me pesë fitore dhe një barazim, duke tubuar 16 pikë.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me trajnerin Maurzio Sarrin që kishte pushuar disa yje.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain kishin nga një raste, ndërsa te Bayer Leverkusen rrezikoi Kai Havertz, por as ku nuk shënoi.

Në pjesën e dytë Juventusi e gjeti golin dy herë, duke e siguruar fitoren.

Pamje nga ndeshja (Photo by Lars Baron/Getty Images)

Fillimisht një pasim i Dybalas e gjeti  Ronaldon që nga afër shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.

Krejt në fund përsëri Dybala asistoi, kësaj radhe për Higuain që me një goditje të fortë shënoi për 2-0.

Bayer Leverkusen me 6 pikë, kalojnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/