Juventusi ka arritur të shënojë fitore si mysafir i Bayer Leverkusen me rezultat 2-0.
Zonja e Vjetër që e kishte siguruar vendin e parë në grup, e mbyll me pesë fitore dhe një barazim, duke tubuar 16 pikë.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me trajnerin Maurzio Sarrin që kishte pushuar disa yje.
Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain kishin nga një raste, ndërsa te Bayer Leverkusen rrezikoi Kai Havertz, por as ku nuk shënoi.
Në pjesën e dytë Juventusi e gjeti golin dy herë, duke e siguruar fitoren.
Fillimisht një pasim i Dybalas e gjeti Ronaldon që nga afër shënoi për 1-0 në minutën e 75-të.
https://twitter.com/BI_1897/status/1204877461164609536
Krejt në fund përsëri Dybala asistoi, kësaj radhe për Higuain që me një goditje të fortë shënoi për 2-0.
https://twitter.com/JesufemiOtii/status/1204881870904803328
Bayer Leverkusen me 6 pikë, kalojnë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/