Juventusi ka shënuar fitore ndaj Monzës me rezultat 2-0 në xhiron e fundit të Serie A.
Zonja e Vjetër e nisi shumë mirë ndeshjen, duke rrezikuar me Nicolo Fagiolin dhe Kenan Yildizin, por pa sukses.
Goli erdhi në minutën e 26-të, kur Federico Chiesa futet në zonë dhe gjuan bukur për të shënuar për 1-0.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë, kur Alex Sandro shënoi me kokë për 2-0.
FT |⌛️| Chiudiamo la stagione con una vittoria! ⚪️⚫️#JuveMonza pic.twitter.com/A1IRHhDg59
— JuventusFC (@juventusfc) May 25, 2024
Pjesa tjetër e lojës edhe pse kishte raste gola më nuk sjelli.
Juventusi me këtë fitore zë vendin me 71 pikë, ndërsa Monza me 45 pikë është e 12-ta./Telegrafi/
Standings provided by Sofascore