Telegrafi

Juventusi e largon përfundimisht shqiptarin

Skuadrat italiane të Serisë A kanë dorëzuar ditën e sotme në Federatë listat e futbollistëve të rinj të akademive që do t’u ofrojnë parakontrata për t’i afruar në të ardhmen në ekipin e parë.

Mediat italiane kanë zbuluar se mes lojtarëve të shumtë që nuk do të kenë shansin të firmosin parakontratën, është edhe sulmuesi 15-vjeçar shqiptar i akademisë së Juventusit, Xhastin Hysa, transmeton panorama.

Por eksperienca e fituar në ligat më të vogla duket se nuk e ka përmirësuar aq sa duhet për të bindur drejtuesit e kampionëve të Italisë që ai mund të jetë një nga talentet premtues për të ardhmen.

Hysa në sezonin e shkuar ka qenë i huazuar në Serinë D te ekipi i Noveses.