Telegrafi

Juventusi e konsideron të pashitshëm Marchision

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Claudio Marchisio konsiderohet si i pashitshëm nga Juventus.

Lajmi i dhënë dje nga media italiane bëri bujë, me Milanin që kishte kërkuar shërbimet e tij.

Sot Corriere dello Sport dhe Gazzetta dello Sport shkruajnë se ‘il Principino’ konsiderohet i pashitshëm nga gjigantët e Italisë.

Marchisio e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Juventusit, përveç një huazimi te Empoli.

Ai konsiderohet si simbol i klubit, ndërsa shumë oferta në vitet e fundit për të janë refuzuar. /Telegrafi/