Juventusi po planifikon që në këtë verë t’i bëjë disa largime nga skuadra e parë.
Disa lojtarë nuk kanë plotësuar pritjet e klubit për këtë edicion dhe në afatin kalimtar do të largohen nga Allianz Stadium.
Sipas Tuttosport, Alex Sandro i është bashkuar së fundmi listës së largimeve që pritet të ndodhin në fund të këtij sezoni.
Mbrojtësi brazilian nuk është në planet e Zonjës së Vjetër dhe do të shitet, derisa Paris Saint-Germain është në garë për të.
Alex Sandro ka kohë që lidhet me një largim nga kampioni i Serie A-s, derisa në garë për të mendohet të jetë edhe Chelsea.
Nga Juventusi në këtë verë me gjasë do të largohet edhe Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Federico Bernardeschi. /Telegrafi/