Juventus e kanë konfirmuar se mesfushori Blaise Matuidi e ka thyer njëri prej brinjëve në ndeshje ndaj Milanit mbrëmë.
Matuidi u pa duke i shtrënguar brinjët, ndërsa u largua në minutën e 70-të gjatë fitores 1-0 të Juve kundër Milanit.
Ai pas kësaj u tërhoq edhe nga skuadra e Francës për kualifikimet e tyre të ardhshme në Euro 2020 ndaj Moldavisë dhe Shqipërisë.
Këtë pasdite, klubi e konfirmoi përmes faqes së tyre zyrtare se 32-vjeçari kishte thyer bririn e tij të 10-të.
Edhe pse një datë për rikuperimin e tij është shumë herët për t’u përcaktuar, Gazzetta dello Sport shkruan se ai është në dyshim për ndeshjen e parë të Bianconerëve kundër Atalanta më 23 nëntor. /Telegrafi/