Telegrafi

Juventusi e kërkon, por talenti i madh Kaio Jorge ndjehet i lumtur te Santosi

Kaio Jorge që po kërkohet nga disa klube me në krye Juventusit është shprehur shumë i lumtur me interesimin, por duke thënë që është mirë te Santos momentalisht. 

Sulmuesi Kaio Jorge ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë dhe ka kontratë me klubin e Santosit deri në vitin 2022.

Juventusi mësohet se po shpreson të firmos me sulmuesin për vetëm 14.5 milionë euro, plus bonuset.

 

“Unë ia lë këto gjëra në dorë agjentit tim. Nuk përfshihem, ai i menaxhon”.

“Tani për tani jam shumë i lumtur në Santos dhe dua të vazhdoj, duke u rritur dhe përmirësuar”.

“Çdo ditë mësoj diçka të re dhe bëhem më i fortë”, ka thënë 18-vjeçari për Corriere dello Sport.

Braziliani e ndihmoi vendin e tij të fitojë Kupën Botërore U-17 vitin e kaluar, por ende nuk ka shënuar në katër paraqitje në kampionatin brazilian për Santosin. /Telegrafi/