Site icon Telegrafi

Juventusi e ka të qartë pozicionin në lidhje me Cristiano Ronaldon, asnjë krizë nuk e largon nga klubi italian

Cristiano Ronaldo (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Juventusi edhe për sezonin e ardhshëm, pavarësisht zërave nga Spanja se ai mund të kthehet te Real Madridi gjatë verës.

Këtë e thotë gazetari i njohur italian Fabrizio Romano, që ka dhënë edhe detaje të reja.

Paga e madhe prej 31 milionë euro në sezon, kishte bërë të shtohen raportimet për larimin e portugezit, duke sugjeruar se kjo pagë është shumë e rëndë për Zonjën e Vjetër duke marrë parasysh situatën ekonomike.

Mirëpo Bianconerët duket se nuk e kanë menduar asnjëherë largimin e portugezit edhe duke e marrë parasysh pagën e tij të jashtëzakonshme.

Klubi nga Torino është i lumtur që ka në klub fituesin e pesëfishit të “Topit të Artë” dhe nuk ka asnjë dyshim që do ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid nuk ka bërë asnjë ofertë për sulmuesin portugez, por edhe në rast oferte Juventusi nuk do ta lironte.

Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin për katër vite. /Telegrafi/

Exit mobile version