Telegrafi

Juventusi e ka shënuar golin e 300-të në Ligën e Kampionëve

Juventusi kanë arritur një moment historik për klubin, duke arritur ta shënojë golin e 300-të me Aaron Ramseyn në Ligën e Kampionëve.   

Uellsiani e dërgoi topin në rrjetë pas një gabimi trashanik të portierit Guilherme, pas një goditje të Cristiano Ronaldos.

Kjo prekje do të thotë që Ronaldo ende nuk ka shënuar gol nga goditja e lirë prej që është pjesë e Bianconereve.

Golat 298 dhe 299  u shënuan nga Paulo Dybala kundër Lokomotivës në Torino muajin e kaluar.

Goli i parë i Juventusit në Ligën e Kampionëve u shënua nga Michele Padovano, në shtator të vitit 1995 në ndeshje me Borussia Dortmund.

Goli i 100 u shënua nga David Trezeguet, ndërsa 200-ti erdhi nga Sebastian Giovinco. /Telegrafi/