Telegrafi

Juventusi e la jashtë Ligës së Kampionëve, reagon Emre Can: Jam i tronditur, u ‘tradhtova’     

Emre Can (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Emre Can ka thënë se është i zemëruar dhe i mërzitur me Juventusin pas përjashtimit të tij nga lista e Ligës së Kampionëve, duke i akuzuar ata për thyerje të  premtimeve.

Gjermani u la jashtë skuadrës së Juventusin për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, së bashku me Mario Mandzukic dhe të lënduarin Giorgio Chiellini.

Mesfushori mbërriti nga Liverpooli vetëm verën e kaluar dhe ishte lojtar kryesor nën paraardhësin e Maurizio Sarrit, Max Allegri, dhe lënia jashtë skuadrës e ka nervozuar lojtarin.

Lexo po ashtu Juventusi publikon listën për Ligën e Kampionëve, mbesin jashtë tre yje

“Jam jashtëzakonisht i tronditur”, ka thënë fillimisht mesfushori gjerman për Bild.

“Biseda jonë zgjati vetëm një minutë dhe mua nuk më dhanë asnjë arsye. Më bën të zemëruar dhe të mërzitur”.

Can i nervozuar me vendimin e Juventusit

“Do të nxjerr përfundimet e mia dhe do të flas me klubin pasi të kthehem [nga detyra ndërkombëtare].

Lexo po ashtu PSG me ofertë në drejtim të Juventusit për Emre Can

“Mu tha dhe u premtova diçka tjetër nga klubi javën e kaluar. PSG më kërkoi, por vendosa të qëndroj me Juven”.

“Kushti ishte që unë të isha në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Can. /Telegrafi/