Telegrafi

Juventusi e ka fituar dy herë LK kur në gjysmëfinale luante me francezë e në finale me kampionët aktual

Angelo Di Livio and fellow Juventus players celebrate winning the European Cup trophy

Juventusi do të përballet në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve me Monacon.

‘Zonja e Vjetër’ e ka fituar trofeun më të çmueshëm në Evropë vetëm dy herë  edhe pse ka luajtur tetë herë në final.

Juve ka triumfuar në vitet 1986 dhe 1996.

Por se si ka triumfuar është histori në vetë dhe këtë mund ta bëjë edhe këtë vit sikurse që e ka bërë në dy herët e kaluara.

Lexo po ashtu Nedved: Ndeshje e rrezikshme, Monaco ka shumë talentë të rinj

Kur Juventusi e ka fituar Ligën e Kampionëve në gjysmëfinale ka triumfuar kundër një skuadra franceze, ndërsa në finale e ka mposhtur kampionin aktual duke mos e lënë ta përsëris dy herë radhazi suksesin e njëjtë.

Lexo po ashtu Statistikat e katër skuadrave gjysmëfinaliste dhe përballjet mes tyre

Në vitin 1985 Juventus eliminoi në gjysmëfinale, Bordeaux me rezultat të përgjithshëm 3:2. Në finale luajti me Liverpoolin që kishin triumfuar një vit më parë dhe fitoi me rezultat 1-0.

Platini me trofeun e parë të Juventusit në Ligën e Kampionëve

Në vitin 1996 kur Juventusi e fitoi për herë të dytë trofeun në gjysmëfinale mposhti skuadrën franceze Nantes me rezultat të përgjithshëm 4-3.

Në finale fitoi ndaj Ajaxit pas penalltive, ndërsa holandezët ishin shpallur kampion një vit më parë.

Juventusi kur mposhti Ajaxin

Këtë vit Juventusi luanë në gjysmëfinale ndaj një skuadre franceze, ndërsa mund të takohet në finale me fituesin që është Real Madridi e që luan ndaj Atletico Madridit.

Real Madridi është fitues aktual i Ligës së Kampionëve.

A do ta përsërit Juventusi për herë të tretë të njëjtë histori mbetet të shihet. /Telegrafi/