Telegrafi

Juventusi e ka caktuar datën për prezantimin e trajnerit të ri?

Fansat e Juventusit besojnë që trajneri i ri do të zyrtarizohet me 14 qershor.

Max Allegri nuk do të jetë në stol në vitin e ardhshëm, por zëvendësimi i tij ende nuk është gjetur.

Emra më të përmendur janë Maurizio Sarri, Pep Guardiola, Mauricio Pochettino, Jose Mourinho dhe Simone Inzaghi.

Disa tifozë të klubit flitet se e kanë parë letrën e përgatitjeve për një konferencë shtypi prezantimi.

Madje më të besueshme këtë e bën edhe fakti që hyrja në J-Muzeun dhe vizita në stadiumin Allianz Juventus, janë tërhequr nga shitja për 14 qershor.

Mendohet se klubi është duke e përgatitur një ngjarje të madhe në atë ditë.  /Telegrafi/