Juventusi do të jetë mysafir i Malmos për takimin që luhet në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Eleda Stadion”, me Zonjën e Vjetër që kërkon të marrë tre pikë.
Për këtë sfidë, Malmo do të jetë pa lojtarët si Ola Toivonen, Johan Dahlin dhe Jonas Knudsen që janë të lënduar, derisa Oscar Lewicki, Sergio Pena e Niklas Moisander, janë në dyshime.
🌜 𝗜𝗟 𝗡𝗢𝗦𝗧𝗥𝗢 𝗩𝗜𝗔𝗚𝗚𝗜𝗢 𝗘𝗨𝗥𝗢𝗣𝗘𝗢 𝗜𝗡𝗜𝗭𝗜𝗔 𝗢𝗚𝗚𝗜!
⭐ @ChampionsLeague
🆚 @Malmo_FF
🏟 Eleda Stadion
⏰ 21:00 CEST
📲 #MFFJuve #JuveUCL pic.twitter.com/PdMdMmqHkQ— JuventusFC (@juventusfc) September 14, 2021
Në anën tjetër, Biankonerët nuk mund të llogarisin në Federicio Chiesan, Kaio Jorgen e Arthur Melon, që po ashtu janë të lënduar.
Formacioni i mundshëm i Malmos: Diawara, Olsson, Brorsson, Ahmedhodzic, Larsson, Rakip, Innocent, Birmancevic, Christiansen, Rieks, Colak.
Formacioni i mundshëm i Juventusit: Szczesny, Sandro, De Ligt, Bonucci, DANILO, Rabiot, Bentancur, Locatelli, Cuadrado, Dybala, Morata. /Telegrafi/