Juventusi është duke insistuar në transferimin e Manuel Locatellit nga Sassuolo.
Zonja e Vjetër ka kohë që është duke e shikuar lojën e mesfushorit italian, mirëpo do të jetë e vështirë të merret kartoni i tij.
Sipas asaj që raporton Calciomrcato, Andrea Pirlo është një admirues i madh i lojës së 23-vjeçarit dhe dëshiron ta ketë sa më parë në planet e tij.
Por, Sassuolo nuk po heq dorë aq lehtë nga mesfushori dhe Biankonerët planifikojnë që të ofrojnë një lojtar si pjesë të marrëveshjes dhe një shumë të parave.
Locatelli e pëlqen idenë e kalimit te Juventusi, duke ditur se vetëm aty mund të fitojë trofe.
Lojtari deri më tani në këtë sezon është paraqitur 26 herë në Serie A dhe ka shënuar tre gola, derisa ka edhe dy vite kontratën me Sassuolon. /Telegrafi/