Juventusi edhe pse ka dominuar në pjesën e parë ndaj Villarrealit, nuk ka arritur të shënojë duke e mbyllur pjesën e parë 0-0.
Juventusi kishte më shumë nga loja duke rrezikuar disa herë në pjesën e parë.
Rastin e parë e kishte Alvaro Morata në minutën e 11-të, por goditja e tij me kokë u ndal nga Geromino Rulli.
Pas tij ishte radha e Dusa Valhovic në minutën e 20-të, por edhe goditja e tij u prit nga portieri.
#UCL | 0-0 ⏱ 33' | It's been an intense first half in Turin! pic.twitter.com/iR7SEUJNrq
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) March 16, 2022
I njëjti lojtarë rrezikoi edhe në minutën e 22-të, por shtylla e ndali goditjen e tij.
Villarreali u bë i gjallë në minutën e 23-të, por goditja nga Lo Celso përfundoi jashtë.
HT | ⏳ | Chances created but we’ve just not found the net, all square at the break! 💪#JuveVillarreal #JuveUCL #ForzaJuve pic.twitter.com/cZsRCYd3oA
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) March 16, 2022
Krejt në fund të ndeshje Juventusi kishte edhe një rast, por topi u largua nga vija e portës. /Telegrafi/