Telegrafi

Juventusi do të shkarkojë Ferraran?

E përditshmja e afërt me Juven, La Stampa, njofton se në 48 orët e ardhshme Ferrara do të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Mendim të kundërt ka presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, i cili dëshiron ta mbajë ende në këtë post trajnerin aktual, mirëpo pronarët e klubit kanë marrë vendim për largimin e tij.

Sipas gazetës, Ferrara do të qëndrojë vetëm sa Juventus të gjejë zëvendësuesin e tij, ndërsa listës i prin trajneri i Rusisë, Guus Hiddink. /Telegrafi/