Telegrafi

Juventusi do të luajë si Barcelona

Trajneri i Zonjës së Vjetër, Ciro Ferrara, është njëri nga studentët e Ferrarit, ndërsa ky i fundit pohon se Bianconerët do të shfaqin futboll fantastik në sezonin e ri.

“Juve do ta mbajë shumë topin. Do të ketë pasime të shkurtra, duke lëvizur vazhdimisht topin dhe duke pritur mundësinë për ta dënuar kundërshtarin. Stili i lojës së Juves do të jetë sikurse ai i përfaqësues së Spanjës, Barcelonës, ose Milanit (në formën më të mirë) nën udhëheqjen e Ancelottit”, ka thënë Ferrari për “Tuttosport”.

Sipas Ferrarit, ikona e Juves, Alessandro Del Piero, duhet t’i përshtatet stilit të ri të lojës, sepse ai është mësuar të luajë pas sulmuesit, ndërsa këtë gjë tani do ta bëjë Diego, dhe ai duhet të shndërrohet në sulmues tipik.